Ish-ministri i Ramës: Kush mendon se Kryeministri preku fundin politik, e ka gabim!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2019, 12:33

Nga Ylli Manjani

Risultato immagini per ylli manjani"

Kush mendon se Edi Rama preku fundin e tij politik me këto shfaqje të shëmtuara mediatike, e ka gabim. Totalisht gabim!

Shfaqet e shëmtuara të tipit big brother që Ai bën, janë instrumenti për të harruar të ligat që i ka bërë këtij vendi. Janë instrumenti që i bën njerëzit të harrojnë se pati tërmet dhe aspak shtet.

Fillimisht u hoq si i goditur nga tërmeti, pastaj si viktimë e fatkeqsisë, në vijim si viktimë e lajmeve të rreme, pastaj si vendimmarrës i flaktë dhe tani si rindërtues.

RINDËRTIMI është karta e re elektorale e tij. Mbaroi punë me Rilindjen, pasi rilindi çdo gjë që mundi nga sistemi komunist. Akti i fundit i rilindjes ishte sulmi politik ndaj Agron Tufës,i cili kërkon azil për t’u mbrojtur nga sulmi komunist që tashmë ka rilindur!!!

Tani udhëheqësi flet për RINDËRTIM. Nuk ka rëndësi se me ç’para, apo me ç’burime! Me Gjushin e me kë të mundet. Duhet RINDËRTIM!

E përkthyer në terma praktikë: shtëpi të re që ta dhuron pushteti. Në emër të Rindërtimit do mbyllen shumë gropa të hapura në memorien e njerëzve e bashkë me to edhe gojët kritike, që janë elementi i fundit i mbetur i asaj pak shoqërie demokratike që ka mbetur.

Model i njohur ky në Rusi dhe Turqi. Putin dhe Erdogan janë rikatapultuar bash pas fatkeqsive si kjo e jona. Turqia dhe Rusia janë shtetet me numër çështjesh më të lartë në Gjykatën e Strasburgut sa i takon lirisë së shprehjes dhe procesit të rregull ligjor.

Lotët e krododilit, solidariteti i shtirur, dajaku në emër të fatkesisë dhe shfaqja e Bosit si çelësi i zgjidhjes janë instrumete të njohura.

Prandaj kujdes!

Nuk është kaq e thjeshtë me këtë model politik.

Asnjëherë nuk vetëbien këto modele.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit