E martuan me dhunë/ 14-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, pret damarët e dorës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2019, 11:24

Ishte martuar me një djalë nëntë vjet më të vjetër, por ende pa i mbushur një muaj martesë, 14-vjeçarja kishte kërkuar të ndahet nga ai. Kërkesën e së miturës nga Peja, për t’u ndarë nga bashkëshorti 23-vjeçar, nuk e kishte përkrahur as familja e vet, as ajo e burrit.

Pasi babai i kishte thënë se nëse ndahet nga bashkëshorti, nuk do ta pranojë më në shtëpi, 14-vjeçarja kishte zgjedhur rrugën më të rëndë. Ajo kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e dorës, por ishte dërguar në spital dhe kishte shpëtuar.

Pas trajtimit mjekësor, të miturën e kishte pranuar familja në Pejë, ku edhe po qëndron pas ndarjes nga bashkëshorti. Edhe pse ajo u kthye në familjen e saj dhe u nda nga bashkëshorti, për martesën e saj në moshë të mitur nuk do të mbesin pa u ndëshkuar familjarët e saj dhe të ish-bashkëshortit nga Rogova e Gjakovës.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka treguar për Gazetën Express se tashmë është ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarve lidhur me këtë rast.

Graishta ka theksuar se aktakuza është ngritur ndaj katër personave. Përveç ish-burrit dhe prindërve të 14-vjeçares, policia ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-vjehrrit të saj.

Ish-vjehrri i së miturës, E.G., dyshohet se i kishte bërë presion asaj që të qëndrojë e martuar me djalin e tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit