Zheji: Tërmeti ndihmoi Ramën të vendosë diktaturën, turpëroi edhe “djalin e tij shpirtëror”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2019, 10:53

Nga Artur Zheji

Risultato immagini per artur zheji"

Është e kotë ti vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktatura ishte e nëndheshme deri dje, para tërmetit të 26 Nëntorit, tani doli krejt në sipërfaqe me përmasat e saj të plota.

Arrogance e djeshme e Ramës, u shndërrua në brutalitet verbal, xhestual dhe në veprim.

Së pari pushtoi ekranin apo ekranet, nga ora 7 e mëngjesit deri në darkë, pa pushim, pa dialog, pa dëgjesë, vetëm urdhëra, porosira, “mençurira” dhe një përrua psiqik që gurgullon të njoma dhe të thata, koncepte me gungë apo të dysta, e kështu ndaç haje, ndaç mbyll Tv.

Pastaj kryeministri e përcaktoi sloganin, do të ndërtojmë Lagjet e Reja të Rilindjes, nënkupto këtu o vlla lexues, “që nuk i tremb tërmeti, as shiu dhe as qameti”, se kështu na premtoi dhe na dha llafin mbreti…

Pastaj ay, KM-ja krejt pa gjumë, me nervat “tel” e “kaçurel”, bëri për “një lek” edhe djalin e tij shpirtëtor të viteve të fundit, “Lali Erin” alias Erion Veliajn!

Para kamerave, e shndërroi publikisht kryebashkiakun e Kryqytetit, në një Bojaxhi no name, no face, no person, që duhet të bindet të lyejë shkallët e pallatit ku ay, “Il Grande Capo” ose “Sulltani i vogël”, ngjitet për qoka ose ngushëllime patetike…

Provën gjenerale e kishte bërë ca orë më parë me Elisa Spiropalin dhe dashurinë e saj të sinqertë politike për kryeministrin suprem, kur e turpëroi pa shkak e për llastim të vet, thjesht se vajza entuziaste, ish kryetare doganash, por edhe ish kryefreshiste trime, vite apo shekuj më parë, e duartrokiti vrullshëm “Udhëheqësin” (italisht “Il Duce”).

Por Elisa, ish-kryefreshistja trime e ish-antiNanoiste e ish-antiBerishiste e paepur, e duartrokiti, pa leje dhe kur Ay, nuk kishte krruar ende kokën apo kafkën e thinjur…

Po nejse qoftë Elisa e qoftë lali Eri, shërbyen për diçka, na bënë me dije hapur, se Udhëheqësi (italisht “Il Duce”), nuk pyet as për ta, dhe se ata të parët, duhet të fshijnë nga koka iluzionet e demokracisë në këtë Vend të tërmetosur…

Për tu kthyer në Temën e fillimit, Rama, si hap të Dytë, e shndërroi “tërmetin26nëntor”, në një gur themeli për të mbaruar projektin e vendosjes së plotë të Diktaturës.

Ndërkohë që shumë shtëpi e pallate që po prishen, mbajnë akoma vulën e Mëkatit vrastar, të bashkëpunëtorëve të tij, në Durrës, apo të atij vetë në Tiranë. Kush pyet sot për këtë?!

Sepse Sot, e gjithmonë e më shumë edhe nesër, të gjitha në një Dorë do të mblidhen grusht, Prokuroria, Parlamenti komik, dhe …

Dhe … Gjeneral Lleshaj që po i hanë duart dhe fantazitë e paragjumit, për një luftë rrafshuese dhe kësaj radhe përfundimtare, me gaz e shkopinj e me plumba gome, ndaj opozitarizmit, kudo që të shfaqet! Mjafton të fishkëllejë Udhëheqësi!

Por edhe Opozitën, në qoftë se ka një Opozitë, duket se e ka zënë edhe atë “tërmeti26nëntor” dhe për këtë vërtet që nuk ka faj Rama…

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit