“Rama do na bëjë sërish dëme të mëdha“/ Lubonja pyet Live inxhinieren Luljeta Bozo: Pse nuk e ngrite zërin më parë?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.12.2019, 10:56

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e djeshme në Neës24, kërcënimin që kryeministri i ka bërë me burg ndërtuesve të pallateve të dëmtuara nga tërmeti, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat.

Sipas Lubonjës kjo do të sillte edhe përfshirjen e disa aktorëve politikë duke përmendur kështu kryebashkiakun e Durrësit të cilin e quan kryebetonieri i qytetit.

Lubonja shprehet:

Po e kap te paralajmërimi i Ramës për ndërtuesit, që do shkojnë në burg, nëse nuk ndërtojnë banesat e shembura. Po me ç’tagër ky i thotë një ndërtuesi shko ndërto atë që është shembur, sepse duhet të ketë një përgjegjësi ky ndërtuesi që të shkojë ta ndërtojë atë. Po cfarë ka ndodhur këtu? Kryetari i Bashkisë së Durrësit është kryebetonieri i qytetit. Ai ka interesin të ndërtojë sa më shumë pallate, që të shesë sa më shumë. Pra, ky është shteti i ndërtuesve. Një ndërtues që është i rregull i thotë këtij që nuk shkoj fare se unë e kam bërë punën, e bëri natyra këtë. Nëse funksionon shteti, këtu ka shumë përgjegjës. Por ne s’kemi shtet, kemi këtë njeriun, që ka krijuar idenë “një pallat, një votë”.

Ndër të tjera, analisti iu drejtua me një pyetje live inxhinieres Luljeta Bozo, që ka bërë bujë këto ditë me sqarimet për tërmetin dhe shembjen e shumë ndërtesave, se pse nuk e ka ngritur zërin më parë.

Më tej ai shtoi:

Ajo që duhet të bënte, por që s’e bën dot, është të marrë përgjegjësi. Sot për herë të parë ne shohim specialistët që dalin e na shpjegojnë gjërat që ne i kemi ditur, siç ishte dhe Luljeta Bozo. Pyetja që ngre unë është “Pse nuk e ngritën zërin këta, nuk e shikonin më parë? Problemi është se ky nuk dëgjon fare, as specialistët. Këtu te ne është bërë një grumbullim këtu në Tiranë e Durrës dhe ngrij pallate që të pasurohen këta. Për mua Rama nuk pyet njeri, as specialistët, dhe sërish do na bëjë dëme të mëdhaja, siç kanë bërë paraardhësit e tij”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit