“Rrofsh o tërmet”/ Fuga: Mjafton një krisje pallati dhe vuup hidhet në erë, ndërtuesit i doli fati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2019, 10:28

Nga Artan Fuga

Cfarë fitimesh do të kenë tani kompanitë e ndërtimit!!! Dy gjera i pengonin. E para: Njerëzit nuk kishin lekë për të blerë apartamentet e ndërtuara dhe e dyta nuk kishte hapësira të mjeftueshme ndërtimi. Tani vuuuuuu! Tërmeti e zgjidhi problemin. Industrisë të ndërtimit i doli fati!

Lekët erdhën dhe do të vijnë nga kontrributet speciale, nga buxheti, nga ndihmat, etj. Spastrimin e ndërtesave të vjetra e bëri tërmeti. Sa të negociohej me banorët jo ashtu jo kështu, jo dalim jo nuk dalim, jo ku do të strehohen jo ku nuk do të strehohen banorët nëse në vend të të të vjetrave bëhen ndërtesa të reja, tërmeti e zgjidhi problemin me një të rënë të dorës!!!

Faaaap! Hapi pa fund terrene. Hajde terrrrrmet hajde! Tani mjafton një krisje në pallat, vuuup hidhet në erë dhe hapen vende plot për ndërtim. Nuk doniiiiii? Mirë po kini mendjen se do t’u zejë brenda dhe ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi pastaj! Jo mos prishja, por prishja e ndërtesave është politika e duhur! – Do të thoshte ndonjë skile e zgjuar!

Fatkeqësia për disa është fatmirësi në drejtime të tjera për të tjerë! Po mos shkaktoheshin të vrarë?! Për disa tërmetet do të ishin bekim i Zotit për biznes! Ndërto, prishu, përsëri ndërto përsëri! Ohoho! Mrekulli. Gjithë kanceri i industrisë është se e ngop konsumatorin dhe i prish tregun vetvetes. Me tërmetin edhe kjo u zgjidh. Konsumatori është tani gjithmonë i uritur.

A nuk i dha hov të paparë ekonomisë shkatërrimi në Europë gjatë Luftës së dytë botërore? Shkatërrimi është krijues – thotë dikush! Ca kohë në hotele me pesë yje banorët dhe ec përpara!

Na doli fati edhe neve të industrisë hoteliere. Nuk kishim turistë gjatë dimrit. Tërmeti na i solli. Bëjmë edhe ne pak derman. E kthejnë fatkeqësinë në forcë! – sipas sloganit të vjetër komunist!

Shqiptari më i fortë se tërmetet!

Puna është se ne na duhet një model tjetër urban! Nuk duhet të përsërisim të njejtat gabime duke ndërtuar qendra urbane të superpopulluara. Po na vdes qyteti i bllokuar. Po na merr frymën! Po na kancerigjon! Po biem cip më cip mbi njeri tjetrin.

E eeee mirë , fol ti fol!

Ne gjetëm për 20 vjetët e ardhshëm truaje të reja për ndërtim! Atje ku ishin zënë tashmë. Atje do të ndêrtojmë përsëri, ose pak më tutje. Ajo që ishte kanceri i industrisë të ndërtimit dhe i pushtetit lokal, ajo që po e mbështillte lakun në fyt ekonomisë u zgjidh. E zgjidhi tërmeti!

Ritmet e rritjes ekonomike do të shkojnë për tre ose katër vite në stratosferë, fitimet e industrisë së ndërtimit gjithashtu, pushteti lokal do të bëjë qejf me terrenet për ndërtim. Dhe mbi të gjitha : E gjitha kjo do të vishet me një vello humanitare: Po zhdukim pasojat e tërmetit të 26 nëndorit 2018!

Po mos ishin të vrarët?!

Dyshoj se poshtë jorganeve disa ndoshta do të fërkonin duart: Rrofsh moj natyrë! Rrofsh o Zot! Rrofsh o tërmet!

Edhe ligjin e gjendjes së katastrofave, gjendje e jashtëzakonshme e mbajmë nja njëzet vjet! Edhe zgjedhje nuk bëjmë më derisa të zhduken aty nga viti 2050 pasojat e tërmetit! Gjendje e jashtëzakonshme! Fitime të jashtëzakonshme! Rritme të jashtëzakonshme rritjeje ekonomike!

Na ktheve shpresën !

Por drama është se nëse sot u vramë në 50 nga ne, në rast të një tërmeti tjetër, poqese vazhdojmë kështu, me këtë model urban, pa bërë korrigjimet e duhura mund të kemi kushedi sa herë më shumë viktima. Mund edhe të mos kemi, por gjithë jetën do të jetojmë me frikën se komshinjtë do të na bien mbi kokë ose ne do të biem mbi kokën e komshinjve. Frika nga një vdekje makabre do të na qendrojë gjithë ditën në nën-ndërgjegje.

Kushedi sa herë do të vritemi gjatë jetës sonë të gjatë nëse nuk vemë mend nga budallalliqet që kemi bërë ose kanë bërë mbi kokat tona.

Nuk na duhen modele urbane që na mbajnë si në gjendje lufte!

Prandaj t’i vemë gishtin kokës!

Ne qytetarët apo ekonomia e ndërtimit?

Zgjedhja është e qartë, ne jetojmë në qytetet që ndërtojnë ata, kurse ata nuk jetojnë në qytetet që ata ndërtojnë për ne!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit