Duke ruajtur asgjënë…!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.12.2019, 09:57

Shqiptarët janë shquar për vlera ndër shekuj... Shqiptarët janë një popull me një kulturë dhe histori të lashtë në Ballkan... Aktualisht, në botën Fake News veçohen shembujt dëmtues të kulturës sonë dhe jo ato që lartësojnë racën shqiptare!

Familja jonë ka çati xhaminë apo kishën. Shqiptari s’ka dashur t’ja dijë në qoftë se je i krishterë apo mysliman, sepse feja jonë është shqiptaria. Shqiptarët njihen për mikëpritje dhe bujari. Shqiptarit dhe hasmi t’i trokasë në derë, ia hap atë dhe e pret në sofër.

Besa shqiptarit ka qenë më e fortë se një mal guri! Sot ajo është izoluar dhe po zhduket nga brezi rinisë. Shqiptarët kanë vuajtur ndër shekuj, por nderin dhe indentitetin asnjëherë s’i kanë lënë të bjeren. Sot këto vlera, brezi i ri po i humb. S’po i trashëgon.

Sot në shtëpi mbajnë qen e mace, por jo vëlla e mik, edhe pse shtëpia është e vëllait dhe e mikut. Nuk flasin shqip. E shohin ulje të folurit shqip kur janë në rrugët e botës.

Madje më keq akoma. Plot mendjemadhësi flasin gjuhë të huaj, kur janë në Shqipëri! Shqipja është një ndër gjuhët e vjetra të botës. Sot është turp ta lidhësh fëmijën në djep, por s’është turp ta puthësh në buzë. Është turp të vendosësh qeleshe në përditshmëri, por nuk është turp të mbash simbolet e popujve të tjerë në trup a shtëpi Të qenit shqiptar, sot është kompleks nga vetë shqipfolësit!

Gjuha shqipe sot po përçudnohet fort nga brezi i ri. Ky fenomen duket qartazi dhe në mediat megalomane. Kjo gjë është e vështirë për shkak se shqipfolësit e kanë kuptuar përsëprapthi cilivilizimin dhe modernizimin e tyre! Toka shqiptare është e pasur, mbart vlera të mëdha, por ajo është shumë e varfër në sipërfaqen e saj dhe atë ç’ka mban mbi shpinë...

Sot kultura dhe simbolet shqiptare vetëm për t’u dukur bëhen në kraharor, se zemrën s’e shikon njeri! Me ç’duket vlerat e larta të kombit shqiptar do mbeten vetëm në libra dhe në histori, jo më në traditën vazhdimtare... Shqiptar nuk të bën vetëm preardhja, simbolet, tatutuazhet apo dhe të belbëzuarit shqipe, por të bën tradita, kultura, besa, miqësia apo solidariteti në ditë të vështira...

Për të mbrojtur kulturën dhe traditat tona duhet të kemi më shumë martesa mes shqiptarëve në trojet tona... Shtëpia e çdo shqiptari është Shqipëria! Për të ruajtur SHQIPTARIN duhet të jesh mbi të gjitha shqiptar shqipfolës! Të ruajmë atë që na lanë dhe të mbrojmë atë që kemi kombëtare!

Opininon nga Endrit Hoxhaj

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit