Një 34-vjeçar shiptar dhe gruaja e tij shtatzënë 28 vjeç janë vënë në pranga nga policia e Macerata në Itali
Arrestimi i tyre u krye pasi në banesën e tyre u gjetën pajisje që shërbenin për tregtimin e drogës.
Shqiptari përfundoi në burgun e qytetit, ndërsa gruaja e tij u la në arrest shtëpiak, për shkak se ajo ndodhej në muajt e fundit të shtatzënisë. Karabinierët, me anë të një mobilizimi të shpejtë, pas informacioneve se në banesën e çiftit shqiptar kishte pajisje për tregtinë e lëndëve narkotike, kanë bërë një kontroll të shpejtë dhe gjetën aty laboratorë e para të gatshme, të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal, shkruajnë mediat italiane
Çiftit shqiptar iu gjetën 4000 euro të gatshme në banesë, ndërsa burri ishte emër i njohur për policinë, pasi edhe më herët kishte pasur probleme të theksuara me drejtësinë.
Paratë u gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të shtëpisë, të sistemuara mirë, në atë mënyrë që të ishte vështirë t’i gjeje.