Familjet e prekura nga tërmeti marrin një shumë që varion nga 4.000 deri në 1.290.000 lekë si kompensim për dëmin e shkaktuar nga lëkundjet sizmike.
Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 3 dhjetor nga Këshilli i Qarkut Tiranë.
Sipas panoramës, në listën e rreth 500 personave për të cilët u miratua ky dëmshpërblim, është edhe Enver Roshi, deputet i opozitës së re në Parlament.
Roshi ka marrë mandatin e deputetit nga lista e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.