Policia u mburr me qenin “hero” 9 ditë pas tërmetit, qytetarja i nxjerr ‘blof’: Më duket se është Dobi im

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.12.2019, 00:15

Mbrëmjen e së enjtes, Policia e Shtetit publikoi në faqen zyrtare në "Facebook" një foto të një qeni të quajtur Brandi, i cili sipas tyre i përket Policisë.

Në njoftim thuhet se ky qen zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e pallatit 6-katësh të shembur nga tërmeti në lagjen 18 të qytetit të Durrësit.

Mirëpo, ky postim vjen 9 ditë pas tërmetit dhe dhe disa prej komentuesve shkruajnë se nuk e kanë parë më parë.

Për më tepër, ai që bie në sy është komenti i një qytetareje, e cila dyshon se qeni në foto është i saji.

Ajo shkruan:

Më duket se është qeni im Dobi, që më ka humbur në "Don Bosko".

Administratorët e faqes së Policisë e kanë fshirë menjëherë këtë koment, por qytetarja ka komentuar sërish duke shprehur se është në panik për qenin e saj të humbur.

Ajo vijon më tej:

Unë mendoj se është qeni im dhe jam në panik total, ju më fshini komentin."

Ajo që vlen të theksohet është se në asnjë rast nuk u fol për ndonjë qen "hero" të Policisë Shqiptare gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit të personave të mbetur nën rrënoja, por vetëm për qentë të cilët kishin sjellë me vete grupet e huaja të emergjencës, që erdhën në ndihmë të forcave shqiptare.

Nuk dihet nëse qeni Brandi është vërtetë ai që bëri të mundur gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti, apo nëse është qeni i humbur i zonjës që ka komentuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, që është përdorur për propagandë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit