Durrësi nis të zbukurohet pas tragjedisë, shokon zv/ministrja: S’ka asgjë të jashtëzakonshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2019, 23:15

Pas deklaratës shokuese të ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, e cila pak ditë më parë "shokoi" mbarë rrjetin me mënyrën si u shpreh në lidhje me viktimat e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Mbrëmjen e 30 nëntorit, ajo u shpreh për "Top Channel":

Për hir të së vërtetës duhet ta themi, ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar… Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, për arsye se në raste të tjera kanë qenë mbi një mijë viktima."

Kjo gafë e madhe u prit me reagime të ashpra nga publike, gjë e cila e detyroi Sakon që 1 Dhjetor të japë dorëheqjen nga posti i kryetares së Bashkisë së Durrësit, në një kohë kur ky qytet po përballet me pasojat katastrofike që la pas tërmeti.

Mirëpo, "Rilindja" duket se është shndërruar në një makineri prodhimi "perlash", pasi së fundmi edhe një zyrtare e lartë e qeverisë ka bërë gafën e rradhës.

Bëhet fjalë për zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, e cila në një prononcim për edicionin e lajmeve në "Top Channel", befasoi jo pak me deklaratën e saj.

Gazetari e pyeti Çuçin në lidhje me zbukurimet që po vendosen në qytetin e Durrësit pas kësaj tragjedie natyrore, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe lot e dhimbje pafund në dhjetra familje.

Ai e pyeti nëse është momenti i duhur për vendosjen e zbukurimeve edhe pas asaj që ndodhi. Sipas zv/ministres kjo është diçka normale, dhe aspak e jashtëzakonshme, pasi kjo gjë ndodh në çdo qytet të botës.

Ajo u shpreh:

Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, është dita kur të gjithë në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është edhe situata në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme."

Ndoshta vërtet në çdo qytet të botës ka nisur vendosja e zbukurimeve për shkak të festave, por zv/ministrja nuk duhet të harrojë që dhjetra persona humbën jetën, ku mes tyre kishte edhe fëmijë, që sapo kishin nisur jetën, të rinj e studentë plot me ëndrra dhe objektiva për të ardhmen, prindër që sakrifikuan gjithçka për fëmijët e tyre, gjyshër që vdiqën gjatë tërmetit duke mbrojtur me trupat e tyre nipërit e mbesat.

A do të ishte momenti i duhur që në qytetin e pllakosur nga zia, dhimbja e lotët, të krijohej atmosferë festive, pak ditë pas katastrofës më të madhe natyrore që ka goditur vendin gjatë dekadave të fundit? A nuk duhet të respektojmë dhimbjen e familjarëve që humbën njerëzit e tyre të dashur, të cilët natyra i mori pabesisht nga kjo botë? Kaq e pamundur qenka që në këtë qytet, i cili ishte dhe më i dëmtuari nga tërmeti, të mos bëhen festimet për festat e fundvitit, ashtu siç ndodhi me festën e Ditës së Flamurit, ku shumica e qytetarëve ende s'e kanë marrë veten?"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit