Erling Haaland është padyshim një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian pasi po shënon pafund me ekipin e tij austriak, Salzburg.
Ylli i kombëtares së Norvegjisë, po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij.
Kontrata e 19-vjeçarit ka një klauzolë prej 17 milionë stërlinash, e cila nëse paguhet, e liron lojtarin nga Salzburg që në muajin janar.
Sipas gjermanes ‘Bild’, me skuadrat e interesuara si Manchester United apo Real Madrid, klauzola e Haaland mund të paguhet qysh në janar.
Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë lojtari për të ardhmen e tij, nëse do dojë të transferohet në një kampionat të fortë apo do vazhdojë akoma me kampionët e Austrisë.