Tërmeti shkatërroi shkollën në Durrës, nxënësi: Po sikur të binte gjatë kohës së mësimit?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2019, 20:45

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit la pas 51 viktima, mbi 750 të plagosur, si dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara e rrënuara terësisht.

Kjo ishte fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur Shqipërinë në dekadat e fundit, ndërsa vendi ndodhet në gjendje emergjence për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, të cilat janë kolosale.

Durrësi dhe Thumana ishin dy zonat më të prekura nga tërmeti i fuqishëm, ku përveç lotëve dhe dhimbjes pafund nga humbja e dhjetra jetëve njerëzore, ndërtesa të shumta, përfshi edhe institucionet arsimore, pësuan dëmtime të mëdha nga lëkundjet e forta të tokës.

Së fundmi, një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregon dëmtimet e rënda që ka lënë pas tërmeti në shkollën 9-vjeçare "Neim Babameto", në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit.

Ka qenë një nga nxënësit e kësaj shkolle që ka dërguar videon, ku shihen pjesë të mureve që janë shembur plotësisht, ndërsa godina ka pësuar çarje dhe dëmtime të mëdha.

Me të drejtë nxënësi ngre një pyetje: Po sikur tërmeti të binte gjatë kohës së mësimit?

Siç mund të kuptohet qartë dhe nga këto pamje, në këtë shkollë nuk mund të zhvillohet procesi mësimor, për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar struktura e godinës. Megjithatë, do të jenë ekspertët ata që do të vlerësojnë nëse kjo ndërtesë do të rikonstruktohet apo duhet të shembet.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq, doja tju dergoja nje video. Shkolla e ka emrin neim babameto ndodhet ne lagjen 15 spitall durres. Po sikur termeti te binte gjate kohes se shkolles?

Kjo shkollë është rikonstruktuar gjatë viteve të fundit, por nuk mundi dot t'u rezistonte lëkundjeve të fuqishme sizmike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit