Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugët shqiptare.
Raportohet se në aksin Shkodër-Koplik janë përplasur dy automjete, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtoji i Vjetër, ndërkohë që nuk dihet gjendja e të lënduarve, të cilët raportohet se janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë këtu se mbrëmjen e sotme një aksident i shumëfishtë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përfshinë disa automjete. Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.