‘Tërmeti kishte energji të akumuluar’, flet inxhinieri: Paslëkundjet ndodhin për të vendosur ekuilibrin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.12.2019, 18:28

Doktori i Shkencave Gjeologjike, Avni Meshi ka folur në lidhje me tërmetin e fuqishëm me magnitudë 6.4 që 'shkundi' fort vendin dhe la 51 viktima.

Ai tha për 'News 24' se tërmeti çliroi energjinë e akumuluar dhe nuk beson se do të ketë tjetër lëkundje të fuqishme në vend.

Më tutje, Meshi shtoi se pritet të vendoset një ekuilibër i ri dhe normalisht që ka pas-lëkundje.

Doktor Meshi tha se:

Tërmeti i 26 nëntorit ishte më i fortë sesa mesatar. Tërmeti kishte energji të akumuluar. Pas çlirimit të energjisë, pritet edhe rregullimi i situatës. Por kjo nuk përjashton mundësinë që të ketë edhe lëkundje më të fuqishme. Tërmeti është një “stres” që shkarkohet. Pritet të vendoset një ekuilibër i ri dhe normalisht që ka pas-lëkundje. Kur them tërmet i madh mund të ndodhë edhe pas 20 vitesh a më shumë, unë flas me kohë gjeologjike. Mund të thuhet, sepse siç dihet tërmeti nuk parashikohet, Por, nuk besoj se ka tërmet të fuqishëm prapë. Paslëkundjet ndodhin për të vendosur ekuilibrin.

Më tutje, ai iu referua edhe zonave më të prekura dhe të rrezikuara nga tërmetit, ku përfshiu edhe kryeqytetin.

Pastaj, ai shtoi se:

Në tërmet, nuk është mirë që të lëvizësh. Mirë është që të jesh i qetë dhe menjëherë të shkosh poshtë tavolinës, mënyra më e mirë për t’u shmangur. Ajo që na mbetet është të ruajmë qetësinë. Lëvizja horizontale është shumë e rrezikshme. Aksi i rrezikshëm është Vlorë- Elbasan – Dibër. Edhe tërmeti i Dibrës ka qenë i fuqishëm. Tjetër shkëputje është edhe ajo që kalon në Dhërmi për në Greqi. Tirana, jemi shumë afër, sepse Durrësi është pranë kryeqytetit. Sa më i thellë, aq më afër Tiranës do jetë. Zona më e rrezikshme aktualisht është edhe kjo ku jemi ne. Ne jemi një mikro-pllakë dhe është hartë e rrezikshme. Dje a pardje ndodhi një tërmet në Vlorë, sepse është zona e rrezikshme nga pikëpamja sizmike. Por, se kur mund të ndodhë tërmeti, këtë askush nuk e di, askush nuk e di se kur mund të ndodhë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit