Një aksident masiv ndodhi mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përfshinë disa automjete.
Si pasojë e aksidentit një prej automjeteve u bë 'copë-copë'.
Siç shihet dhe në dy video të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një automjet tip "Golf 4" i përfshirë në aksident ka pësuar dëmtime shumë të mëdha.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aksidenti shkaktoi rëndimin e trafikut në qarkullimin drejt Durrësit.