Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku raportohet se janë përfshirë 6 automjete, raporton boldnews.al.
Ndërkohë, nga aksidenti i fortë është bërë copë një makinë tip 'Golf', që është shkatërruar nga përplasja e dy kamionçinave.
Bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje, por ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti masiv.
Për shkak të aksidentit, u krijua trafik në qarkullimin drejt Durrësit duke e bërë lëvizjen thuajse të pamundur.