”Mos të gjejë vrimë miu as në azil”, gazetari reagon keq: Të arrestohet Spartak Braho!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2019, 14:55

Gazetari dhe publicisti i mirënjohur, Emin Azemi ka reaguar shumë ashpër ndaj kanosjes me jetë që Spartak Braho ka bërë publikisht ndaj shkrimtarit Agron Tufa. Ai kërkon arrestimin e Spartak Brahos.

Sipas publicistit, njerëz të tillë si Braho përhapun rrezikshmëri për lirinë dhe jetën e të tjerëve. Ai shton se rasti i Agron Tufës nuk do të ngelet pa u vërejtur edhe nga organizatat ndërkombëtare që monitrojnë liritë dhe të drejtat e njeriu.

Sipas Azemit, tani jemi në një kohë tjetër, kur ata që kanë bërë krime, duhet të frikësohen nga dora e drejtësisë, e cila do t’i kapë herët a vonë.

Risultato immagini per Emin Azemi"

Ja çfarë shkruan Emin Azemi:

Spartak Braho guxon të kërcënojë Agron Tufën edhe në Zvicër “Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…” Spartak Braho (Gazeta “Dita”, 4 dhjetor 2019) Ky që kërcënon kaq hapur shkrimtarin Agron Tufa, duhet dikush ta arrestojë që sot. Nuk e paskemi ditur që fantazmat e tillë janë ende të lira të përhapin rrezikshmëri për lirinë dhe jetën e të tjerëve. Një shtet që toleron hienat si ky Spartak Braho, nuk e meriton respektin as minimal. Përderisa të tillët të mos izolohen, të mos sanksionohen sipas ligjeve që parashohin mbrojtjen e qytetarëve nga zgjatimet e pushtetit të kaluar diktatorial, që ende janë aktivë në jetën publike e shoqërore të Shqipërisë, shoqëria shqiptare, shkrimtarët, artistët, nuk do të ndjehen të lirë të jetojnë në këtë shtet. Rasti i Agron Tufës nuk do të mbetet pa u vërejt’ edhe nga organizatat ndërkombëtare që monitrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, kurse Shqipërisë më së paku tani i duhet të targetohet si vend ku shkrimtarët ende janë të detyruar të ikin jashtë, për t’u mbrojtur nga ata që janë pjesë e sitemit aktual shtetëror. Turp i madh për një shtet që ka ende jashtëqitje. Sa më shumë kërcënime kundër tij, aq më tepër shtohet admirimi për punën që ka bë Agroni gjatë viteve të fundit në denoncimin e krimeve të komunizmit. Ka perënduar koha, kur diktatura vriste shkrimtarët dhe askush s’guxonte të solidarizohej me ta. Tash jemi në një kohë tjetër, kur ata që kanë bë krime, duhet të frikësohen nga dora e drejtësisë, e cila do t’i kapë herët a vonë. Kjo dorë do ta kapë sigurisht edhe S. Brahon & company dhe ata nuk duhet ta bëjnë gjumin rehat. Agron Tufa nuk është vetëm. Me të është ndërgjegjia e kombit, me të janë qindra mijëra lexues dhe studentë. Me Agron Tufën është një shqiptari e tërë…. Të gjithë ne jemi Agron Tufa!”

Ndërkohë po sot shkrimtari Tufa ka paditur Brahon dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifën për kërcënim dhe akuza false.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit