Sistemi VAR është risi që ka ndryshuar totalisht rrjedhën e ngjarjeve në futboll. Tashmë ka më pak gabime nga arbitrat, por gjithesi, kontestimet nuk mungojnë.
Së fundmi, lidhur me teknologjinë VAR, ka folur vetë Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili nuk është dhe shumë dashamirës i këtij sistemi.
Ai ka deklaruar se VAR-i ka bërë arbitrat të jenë më pak të shqetësuar për vendimet që marrin dhe lojtarët të mos jenë shumë entuziastë pas golave të shënuar.
Ceferin tha:
Unë nuk kam qenë një tifoz i VAR. Madje, kam qenë shumë skeptik dhe mund të them se nuk më pëlqen rezultati i deritanishëm. Sidoqoftë, për fat të keq, nuk ka më asnjë kthim mbrapa. Futbollistët nuk festojnë më pas një goli, por presin VAR. Në këto kohë rrezikon të jesh në pozicion jashtë loje vetëm se ke hundën e madhe. Linjat e pozicionit jashtë loje janë të vizatuara nga VAR, ndaj ky kriter është pak subjektiv. Propozimi ynë është që të kemi një tolerancë prej 10 apo 20 centimetrash në këto raste”.