Një episod totalisht i pazakontë ka ndodhur në NBA dhe që është duke bërë xhiron e mediave.
Gjatë ndeshjes mes Houston Rockets dhe San Antonio Spurs ka ndodhur diçka që i ka lënë me gojë hapur të gjithë.
Ylli i Houston, James Harden, në një kundërsulm e sipër realizoi një kosh, por asnjë nga arbitrat e ndeshjes nuk mundi ta vërë re.
Kjo pasi topi, në momentin e zhytjes doli sërish nga koshi duke shkaktuar konfuzion tek gjyqtarët që lejuan lojën të vazhdojë.
Rockets ishin në avantazh të 15 pikëve në atë moment, por në fund u mposhtën pas kohës shtesë, me San Antonion që fitoi ndeshjen 135-133.
Ky episod po shqyrtohet nga krerët e NBA që do të vendosin nëse do të riluhen 7 minuta e 50 sekondat nga perioda e katërt apo do të konfirmojnë fitoren e San Antonio Spurs.