Në Itali janë “çmendur”/ Messi dhe Guardiola do vijnë te Milani

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03.12.2019, 20:34

Prej disa vitesh, Milani është zhytur në një krizë të thellë dhe po humbet gradualisht lavdinë që e ka karakterizuar historikisht si klub futbolli.

Tifozët shpresojnë tek ringritja, por natyrisht do duhej një investim i çmendur dhe ndryshime rrënjësore në ekip.

Dy nga njerëzit që mund të niste cikli i ri i kuqezinjve, janë lojtari më i miurë në botë aktualisht, Lionel Messi dhe një nga trajnerët gjithashtu më të mirë në botë, Pep Guardiola.

Në teori mund të realizohet, ndërsa në praktikë duket shumë larg.

Megjithatë, mediat italiane e besojnë si variant dhe japin sot një lajm të bujshëm. La Repubblica”, shkruan se Milani është shumë afër ndryshimit të pronësisë.

Klubi kuqezi pritet të kalojë në pronësinë e Bernard Arnault, i cili zotëron markën e rrobave “Louis Vuitton”. Sipas gazetës ka pasur bisedime së fundmi, mes Arnaultit dhe Fondit Eliot.

Thuhet se ndryshe nga disa kohë më parë kur amerikanët nuk e mendonin shitjen e klubit, tani situata ka ndryshuar dhe ata mund ta pranojnë ofertën e Arnaultit, i cili zotëron një pasuri prej 76 miliardë dollarësh.

Në rast se ky i fundit do të merrte në pronësinë e tij Milani, i ka synimet e qarta për t’i besuar drejtimin e skuadrës Guardiolës dhe afrimin e Messit, i cili është lojtari më i mirë në botë.

Ëndrrat falas janë, kështu që tifozët e Milanit janë të lirë të vazhdojnë...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit