Një episod totalisht i veçantë ka ndodhur mbrëmjen djeshme në mbrëmjen gala, ku u shpërndanë çmimet për lojtarët më të mirë në Serinë A.
Prezantuesja e eventit, Dileta Leota, bëri një ngatëresë, duke tërheuqr vëmendjen e të gjithëve.
Gjatë dhënies së çmimit si portieri më i mirë i vitit, i cili iu dha gardianit të Interit, Samir Handanoviç, Leota u shpreh se këtë çmim slloveni e ka fituar për herën e parë.
Për portierin zikaltër kjo ishte hera e tretë që e fitonte këtë cmimi, pasi më parë e kishte fituar në vitin 2011 dhe 2013.
Megjithatë Handanoviç me qetësinë që e karakterizon atë si njeri i ka treguar prezantueses se kjo ishte hera e tretë për të, me Leotën që i ka kërkuar ndjesë menjëherë futbollistit. Ky episod ka bërë xhiron edhe në rrjetet sociale.