Lionel Messi u kurorëzua mbrëmjen e djeshme si futbollisti më i mirë i vitit duke bërë të vetin për herë të gjashtë "Topin e Artë".
Në mbrëmjen gala të organizuar në Paris, argjentinasi ngriti lart trofeun më prestigjoz sa i përket aspektit individual.
Në ceremoninë e këtij çmimi, lojtarët ishin aty së bashku me partneret e tyre ose familjet.
Një episod me të vërtetë i veçantë, ka ndodhur gjatë kohës kur “Topi i Artë” iu dha futbollistit të Barcelonës.
Mateo, djali i vogël i Mesit i cili njihet si një fëmijë shumë i lëvizshëm, ka tërhequr përsëri vëmendjen e të gjithëve.
Sapo trofeu iu dha babait të tij, Mateo filloi të tallej me nipin e Van Dajkut, të cilin e kishte në krah.
Djali i argjentinasit nisi të qeshte dhe të tallej me të madhe me nipin e Van Dajk, ndërsa ky i fundit edhe pse më i madh në moshë, është dukur i ndrojtur.