JOQ Albania
Home

Ulërima dhe panik në Tiranë/ Makinat e parkuara përfshihen nga flakët, qytetari: Zjarrfikësja erdhi me vonesë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/12/2019 2:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Parkingu i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohen ulërima dhe thirrjet për ndihmë të banorëve që jetojnë atje.

Sipas dëshmitarëve, zjarri ka djegur disa makina, që kanë qenë të parkuara poshtë pallatit.

Një prej dëshmitarëve u shpreh se zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë në vendngjarje.

Fatmirësisht nga ky incident nuk ka persona të lënduar.