JOQ Albania
Home

Instalohet diktatura në vend/ Rama mbyll edhe Brryli Broadway
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/12/2019 1:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendi ynë po kalon ditë tejet të vështira pas tërmetit shkatërrimtar, që la pas 51 viktima, mbi 700 persona të plagosur dhe mijëra banesa të shkatërruara e rrënuara.

Përveç kësaj fatkeqësie natyrore që goditi vendin, po ndodh një tjetër fenomen i frikshëm, i ndërmarrë nga sekti "Rilindja".

Qeveria e drejtuar nga Rama, në këto ditë të vështira, ku mbizotëron ende kaosi dhe rrëmuja, po përpiqet të instalojë diktaturën në vend, duke sulmuar fillimisht "kundërshtarët" e saj më të mëdhenj, që i nxjerrin në pah problematikat, skandalet, aferat korruptive, të palarat; mediat kritike.

"Rilindja" nisi sulmin me redaksinë e JOQ Albania, ku shpalli në kërkim administratorët e medias sonë dhe më pas urdhëroi AKEP që të bllokojë aksesin në domainin "joqalbania.com" në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim i beftë ndodhi pikërisht pak orë pasi në median tonë publikuam një video skandaloze dhe të turpshme, ku një punonjës policie çonte në shtëpinë e tij ndihmat e ardhura për banorët e prekur nga tërmeti.

Por këto ishin vetëm hapat e parë! Qeveria pak orë më parë mbylli edhe faqen e "memeve" në Facebook, Brryli Broadway, e cila ashtu si media jonë, mbante qëndrime kritike ndaj qeverisë, të shprehura përmes ironisë dhe sarkazmës.

Faqja të cilën Rama e quante "nona", u mbyll pasi kryerilindasi është gati të "transformohet" në një sulltan dhe ta kthejë vendin në një diktaturë, ku çdo zë kundër qeverisë duhet të përndiqet, persekutohet dhe të "eleminohet".

Rama, paturpësisht po e përdor këtë situatë trazirash për të "zhdukur" kritikët e tij, ndërsa nga ana tjetër dhuron "show" me banorët e prekur nga tërmeti, duke i tallur ata, me batuta, të cilat asnjë lider botëror nuk do t’i bënte në raste fatkeqësish të tilla.

Një tjetër fakt që duhet theksuar është se i ashtuquajturi "truri" i Rilindjes, Endri Fuga, ka nisur një fushatë të fuqishme në "Facebook" kundër mediave kritike, duke hapur adresa dhe faqe "fake". Madje pas mbylljes së faqes Brryli Broadway në "Facebook", disa faqe të tjera janë hapur me këtë emër, por në fakt e vetmja llogari e tyre zyrtare në rrjetet sociale është ajo në Instagram.

Fuga, së bashku me Veliajn, përveç të tjerash, kanë lëshuar edhe qentë e tyre me dy këmbë në rrjetet sociale, që po tentojnë dëshpërimisht të bëjnë zhurmuesin dhe mjergullën që pengon të pasqyrohet e shihet e vërteta nga qytetarët ashtu siç është.

Në këtë vend po instalohet diktatura e frikshme dhe duhet dikush të vërë dorë para se ky vend të shtetrrethohet nga çmenduria e një personi që kontrollon gjithçka.

JOQ Albania