JOQ Albania
Home

Shqiptarët e Kosovës i hapën dyert, gruaja e prekur nga tërmeti lind në spitalin e Pejës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/12/2019 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në këto ditë të vështira shqiptarët e Kosovës kanë treguar një solidaritet të rrallë. Shumë shqiptarë i hapën dyert të prekurve nga tërmeti.

Një grua e strehuar në Pejë ka sjellë në jetë një foshnjë në spitalin e këtij qyteti. Mjekët e spitalit të Pejës kanë thënë se gjendja e nënës dhe vajzës së sapolindur është e mirë.

Nëna e re Romina Radonshiqi ka thënë se nga shqetësimi dhe stresi bëri një lindje të parakohshme në Spitalin e Pejës. Po ashtu ajo ka theksuar se është e surprizuar nga mikpritja që më kanë bërë stafi mjekësor në Pejë.

Nëna e re ka thënë:

Unë sapo isha futur në muajin e nëntë të shtatzënisë. Nga shqetësimi dhe stresi bëra një lindje të parakohshme në Spitalin e Pejës. Në momentin kur e kuptova se kishte ardhur koha për të lindur isha pak e stresuar me dyshimin se ndoshta nuk do të më ofrohet ndihma për shkak se unë isha shtetase e Shqipërisë dhe jo e Kosovës. Jam surprizuar nga mikpritja që më kanë bërë stafi mjekësor.”