JOQ Albania
Home

‘Shqetësim se kur do bie tjetri’ / Tërmeti i fuqishëm, psikologu rrëfen përjetimet e të prekurve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 20:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Psikologu Visar Sadiku ka ndjekur nga afër rastin e tërmetit, ku ka trajtuar personat e prekur dhe ka parë reagimet apo përjetimet e tyre.

Ai shprehet se katastrofat natyrore shkaktojnë frikë dhe mungesë të shpresës.

Psikologu, i cili ka vizituar nga afër banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, ka përshkruar simptomat të cilat paraqiten pas një përjetimi të tillë.

Sadiku thotë për RTV Dukagjini se:

Këto ngjarje provokojnë mekanizma të cilët reagojnë për shkak të frikës dhe mungesës së shpresës për të shpëtuar. Mënyra se si personi tenton t’i shmanget vendit ku ka ndodhur aksidenti, ndërveprimi i ulur me të tjerët, shqetësimi i vazhdueshëm se kur do të vij tjetri etj., janë indikatorë që nëse vazhdojnë me intensitet të ngritur, mund të merren si faktorë që ndikojnë në stresin post traumatik.

Sipas psikologut, më të prekurit janë pikërisht fëmijët nga pasojat fatale që solli tërmeti.

Fëmijët kanë qenë dukshëm më të margjinalizuar ndaj këtij efekti se sa të rriturit. Gjatë punës me në ngjarjet e para traumatike nuk duhet të flasim vetëm për ngjarjen traumatike dhe si ka rrjedhur ajo pasi njerëzit kanë nevojë për një shkëputje nga realiteti që ka dëmtuar mirëqenien e tyre ekonomike dhe sociale.