JOQ Albania
Home

Pas përplasjes me banorët, Rama gjen kohën të zihet edhe me gazetarët: Kjo është përrallë e juaja
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 19:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse debatoi dhe bëri sherr me dy banorë, Rama ka sërish nerva të zihet duke shmangur punën që duhet të bëjë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Teksa po jepte një prononcim për media, një gazetare e ka pyetur nëse shteti duhet të mbajë përgjegjësi për emergjencat civile dhe forcat kërkim-shpëtimit që, duhet thënë nuk kishin mjetet e duhura për të shpëtuar jetë njerëzish.

I kapur ngushtë, ai ka theksuar se nuk i ka munguar asgjë forcave për të bërë punën e tyre

Debati:

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…

Gazetarja: Që e kemi parë!

Rama: Që e keni treguar.

Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!

Rama: Që ju e keni treguar një tjetër përrallë. Njësitë tona të kërkim shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.

Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.

Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.

Rama ‘përplaset’ me gazetaren për rolin e emergjencave civile pas tërmetit shkatërrimtar on Vidnews.