JOQ Albania
Home

7 fëmijët e braktisën, drama e të moshuarës që fle jashtë pasi tërmeti i shkatërroi banesën
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/12/2019 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria po përjeton ditët më të vështira të dekadave të fundit, pas pasojave katastrofike që ka lënë pas tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 që tronditi vendin mëngjesin e së martës.

Tërmeti i fuqishëm u ndje thuajse në të gjithë vendin, madje deri në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Përveç 51 viktimave, lëkundjet e fuqishme lanë pas edhe mijëra ndërtesa të dëmtuara dhe shkatërruara plotësisht.

Një prej tyre është edhe një grua e moshuar, Hava Gjona, e cila jeton e vetme në një shtëpi të vjetër në fshatin Laktesh të Pogradecit.

Mirëpo, tërmetet e njëpasnjëshme që goditën vendin ia kanë shembur banesën ku ajo jetonte dhe momentalisht ajo fle jashtë.

Ka qenë një qytetare e cila ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon për gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet e moshuara.

Sipas saj, e moshuara ka nevojë imediate për ndihmë, pasi ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Më trishtues është fakti që ajo është nënë e 7 fëmijëve, por të gjithë e kanë braktisur, duke e lënë në një kasolle.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ. Kjo gjyshja ktu ka shum nevoj per ndihme kishte nje shtepi te vjeter ku aty jetonte e vetme por tani shpin qe kish ja ka shembur termeti dhe gjyshja momentalisht fle jasht dhe esht e vetem gjyshja jeton vetem ajo ka shum nevoj ju lutem ajo esht dhe ne gjendje psikologjike shum te renduar. Ajo ka shum nevoj per ne. Te lutem postoje te lutem. Nena per momentin jeton ne kasolle dhe esht ne gjendje psikologjike shum te renduar ajo ka 7 femij por femijet e kan braktisur ate duke e len ne kasolle ju lutem postojeni dhe ndoshta e shikon ndonje dhe e ndihmon. Ne laktesh te pogradecit ju lutem postojeni ajo ka shum nevoj per cdo gje. Ju lutem postojeni 🙏🙏 Faleminderit.