JOQ Albania
Home

Kërkon vetëm një çadër për të futur kokën në netët e ftohta, askush nuk i ofron ndihmë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 19:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar nga Sanxhaku i Laçit ndodhet në kushte jashtëzakonisht të vështira pas goditjes së fuqishme të tërmetit me magnitudë 6.3.

Ai ka bërë një denoncim duke i shkruar ish-kryeministrit Berisha, teksa thekson se i është shkatërruar shtëpia dhe se asnjë institucion nuk ka qenë i pranishëm për të ndihmuar familjen e tij.

Qytetari shkruan se po fle jashtë në makinë, së bashku me fëmijën e vogël 8 muajsh, gjë që e bën më të tmerrshme situatën.

E vetmja gjë që kërkon është thjesht një çadër për të futur kokën, pasi netët janë shumë të ftohta.

Denoncimi te Berisha:

Përshëndetje Z.Sali Berisha ..kërkoj ndjes për shqetësimin ..Ju uroj te jeni mirë me Shëndet. Jam një Banor Lagja nr 5 Sanxhak (Laç) ..Mu ka shkatërruar shtëpia komplet edhe s’na ka ardhur kush me na pyet fare, jemi përjashta flemë ne makinë me gjithë një fëmijë të vogel 8 muajshe. Ju lutemi paktën nje ndihmë të vogël na bëni. Nje Çadër sa fusim Kokën me ketë ftohtë natën se s’na ka pyet kush deri sot. As ndihma asgjë.