JOQ Albania
Home

Pas tërmetit i moshuari në Thumana fle në stallën e lopëve bashkë me familjen: Kam një djalë invalid
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/12/2019 19:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas tërmetit të 26 nëntorit shumë familje kanë mbetur në pikë të hallit. Ata shprehen se ndihen në mëshirë të fatit dhe se nuk e dinë se çfarë do të bëhet me jetën e tyre.

Disa prej banorëve janë strehuar në çadra, të tjerë po flenë në makina. Kurse  familja e Bajram Jangozit në Thumanë jeton në stallën e lopëve.

Ata ka thënë në një intervistë për ‘ora news’ se shteti i ka harruar dhe se askush nuk i ka dhënë qoftë edhe një çadër. Bajram Jangozi ka thënë i prekur:

Fiks kasolle. Për be. Kam një djalë invalid dhe të tre këtu në këtë kasolle lope. Shtëpia është shembur se nuk na ka dhënë kush çadër. Kemi shku atje dhe s’na japin çadër.‘‘

Gjendja pas tërmetit në zonën e Thumanës është ende e rënduar dhe ka shumë banorë që ndihen të pashpresë.