JOQ Albania
Home

Mure të çara e pllaka të thyera/ Pamje të frikshme nga dëmtimi i një pallati në lagjen nr.18 në Durrës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/12/2019 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveç 51 jetëve që mori dhe mbi 700 të tjerëve që la të plagosur, tërmeti apokaliptik me magnitudë 6.4 i mëngjesit të 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme kolosale materiale, ku qindra banesa u rrënuan dhe mijëra të tjera pësuan dëmtime të mëdha.

Zonat më të prekura nga tërmeti ishin Durrësi dhe Thumana, ku dhe u shkaktuan dëmet më të mëdha, për shkak se ishin më pranë epiqendrës së tërmetit.

Ndër zonat më të prekura në Durrës është edhe lagja 18, ku një pallat 5 katësh ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti.

Banorët janë shprehur për "Balkanweb" se deri më tani asgjë nuk është bërë për ta.

Ata tregojnë se lëkundjet e fuqishme të tokës kanë shkaktuar përplasjen e pallatit të tyre me një pallat tjetër 8-katësh, që është 20 cm larg, duke thyer disa kolona.

Një prej banorëve tha:

Pranë pallatit ku jetonin me, u ndërtua një 8 katësh, 20 cm larg. Nga tërmeti, 8-katëshi është përplasur me pallatin tonë, dhe ka thyer kolona, dhe tashmë janë të ngjitur. Situata ishte problematike që në 21 shtator, e imagjinoni si është bërë tani. Në të dy pallatet tashmë nuk banon asnjë njeri. Ne jemi në pritje që dikush të na thotë që; këtu nuk jetohet. Duam të dimë se çfarë do të bëhet me ne, me banesat tona."