JOQ Albania
Home

Apeli i fortë ndaj qeverisë/ Inxhinieri i njohur, i prerë: Ndaloni betonin pas tërmetit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Inxhinieri dhe Gjeodeti, Romeo Nazarko ka lëshuar një thirrje të fortë në lidhje me dëmet që solli tërmeti duke shembur shumë banesa dhe objekte.

Ai ka thënë se duhet të ndalet betoni pas tërmetit, pasi do të sjellë pasoja negative afatgjata për tokën, që mund të jetë diçka e rrezikshme.

Në lidhje me organizimin, inxhinieri thotë se shikon vetëm kaos.

Nazarko tha për ‘Fax News’ se:

Përsa i përket pjesës së pas-tërmetit konstatoj një organizim të çorganizuar. Ne sot përmes telefonit në kohë reale mund të tregojmë me fotografi gjendjen. Por ne po shohim grupe të ndryshme në një objekt. Në asnjë ndërtesë, në asnjë pallat nuk duhet të hidhet beton sepse pas tërmetit mund të shkaktohet edhe përmbytje. Një masë e tillë u mor në vitin 2000 kur unë vetë përjetova një tërmet të fuqishëm. Betoni në mënyrë kategorike duhet të ndërpritet sepse çdo lëvzje e tokës sjell pasoja jo vetëm afatshkurtra, por edhe afatgjata. Fajtor nuk mund të jenë vetëm ndërtuesit, por edhe aparati shtetëror që merret me certifikimin e objekteve të ndërtuara.

Më tutje, ai i ka bërë edhe një kërkesë qeverisë.

Drejtoria e Licencimit licencon inxhinierët që të bëjnë kolaudimin e një objekti. Duhet të ketë inxhinierë të të gjitha fushave. Në Shqipëri nuk ka kontroll nga Drejtoria e Licencimit dhe kompanitë i marrin licencat me tarifa qesharake. Ne duhet të ndalojmë abuzimin që bëhet me procesin e licencimeve. Duhet të krijohen urdhra respektivë që të licencohen dhe të stabilizojnë këtë proces. Krijimi i urdhrit të inxhinierit duhet të jetë prioritet i qeverisë. Sepse ne licencojmë, por asnjë nuk mban përgjejgësi. Ka një drejtori, por asnjë kontroll nuk bëhet. Kujtohen vetëm në rastin kur ndodh një fatkeqësi. Krijimi i urdhrit të inxhinierit është një nga gjërat imediate sepse po disktojmë edhe për vitet e ardhshme.

I FTUAR NE STUDIO ROMEO NAZARKO, GJEODET

Publiée par Fax News sur Lundi 2 décembre 2019