JOQ Albania
Home

Edvin Parruca: Ju kujtohet kur Edi kryetar bashkie iu thoshte banorëve të kullave Hawai që ato pallate do t’ju zënë brenda?
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/12/2019 18:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza se media po përhap panik dhe madje ka arritur deri aty sa ka të deklarojë se do u bëj gazetarëve atë që nuk ua rrok imagjinata.

Por gazetari Edvin Parruca para se të jepej vendimi se Xhulia Aliaj do të lihej e lirë me anë të një postimi në profil e tij në Facebook kujtoi disa deklarata të Ramës.

Në postimin e tij, gazetari pyet nëse u kujtohet Edi Rama kur ishte kryetar bashki dhe u thoshte banorëve të kullave ‘Hawai‘ se ato pallate do i zinin brenda.

Po ashtu ai sjell edhe në kujtesë deklaratat e Ramës, i cili ka ka 20 vite që thotë se do shembet teatri dhe do i zërë të gjithë brenda.

Postimi:

Ju kujtohet kur Edi kryetar bashkie iu thoshte banoreve te kullave Hawai qe ato pallate do t’ju zene brenda? Po 20 vite qe thote do shembet Teatri e do t’ju zere te gjitheve brenda? Neper media e neper takime publike, jo ne profilin e tij ne FB.‘‘