JOQ Albania
Home

Vazhdon dora diktatoriale ndaj medias, Rama bllokon hostin e një tjetër portali
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/12/2019 17:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sjella dikatoriale e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave po vazhdon. Pak më parë është raportuar se censura është vendosur edhe mbi ‘dosja.al‘.

Këtë që e ka bërë të ditur redaksia e kësaj mediaje me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook. Këto janë shenja të fillimit të diktaturës.

Kujtojmë këtu se jo më larg se sot kryeministri Edi Rama vazhdoi më kërcënimet ndaj mediave dhe tha se do u bënte atë që nuk ia rrokte imagjinata.

Postimi i plotë:

Dosja.al eshte bllokuar nga hosti. Nje denoncim i acromax media ka bllokuar median tone, me nje argument skandaloz. Behet fjale per nje foto te kapur ne nje hapesire publike, te Ylli Bakes, po po, te Ylli Bakes. Acromax media pretendonte se ka te gjitha te drejtat e personazhit ne fjale, edhe ato kur ai del ne rruge dhe fotografohet nga gazetaret tane.Kerkesa e papranueshme e acromax media per te hequr foton e personazhit ne fjale, u refuzua me te drejte nga Dosja.al, pasi nuk kishte shkelje te se drejtes se autorit. Mirepo Anxhela Faber, me mundesite e pafundme qe i jep nje pushtet i pashpjegueshem, kur informacioni eshte me i domosdoshem se kurre, arriti ta mbylle portalin tone, duke bindur hostin per nje shkelje qe nuk eshte bere. Ju kerkojme ndjese per kete problem, urojme qe te mos kete prapavije politike ky skandal. Kjo çeshtje do te kaloje ne gjyq, por deri atehere po perpiqemi qe faqja te kthehet sa me shpejt.‘‘