JOQ Albania
Home

Erdhi në Shqipëri për tu solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, Bebe Rexha surprizohet nga fëmijët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 17:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha mbërriti ditën e sotme në Shqipëri, për tu solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti.

Teksa ndodhej në Bubq nën shoqërinë e Bes Kallakut, ajo u shpreh se ndihej keq nga tragjedia që Shqipëria pësoi më 26 nëntor.

Më pas, së bashku me presidentin Ilir Meta, Bebe vizitoi banorët e fshatit Bizë në Ishëm.

Aty, ajo u surprizua nga disa fëmijë të cilët kënduan këngën ‘Ja na erdhi Viti i Ri’ duke emocionuar këngëtaren.

Bebe i shpërndau disa çokollata e lëpirëse, si dhe premtoi në Bubq se do të ndërtojë dy shtëpi për dy familje të prekur nga tërmeti me magnitudë 6.3.

LIVE – Së bashku me Bebe Rexha, duke vizituar një nga familjet e prekura rëndë nga tërmeti në Bizë (Ishëm)

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 2 décembre 2019