JOQ Albania
Home

Ramës nuk i mbajnë nervat, përzë qytetaren nga takimi: Ik që këtu, s’të vjen zor
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/12/2019 16:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë në një takim me banorët e një prej zonave më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Ai ishte në lagjen e ish-Kënetës në qytetin e Durrësit.

Mes të gjithë qytetarëve një banore, e cila ishte duke folur pas krahëve të kryeministrit dhe që u cilësua si provokatore, u përzu nga takimi.

Rama u shpreh:

Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj. Ato që iu a kanë mësuar nga televizori juve shkoni dhe thuajini në televizor”.

Siç duket, situata e vështirë me të cilën po përballet kryeministri, e ka bërë këtë të fundit të jetë nervoz jo vetëm me anëtarët e qeverisë, por edhe qytetarët.