JOQ Albania
Home

Situata pas tërmetit, sociologu tregon se si prindërit duhet të sillen me fëmijët pas tmerrit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 16:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sociologu i njohur, Gëzim Tushi ka folur për ‘Fax News’ në lidhje me situatën pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.3.

Ai shprehet se të gjithë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje psiko-emocionale për të kaluar çastin e vështirë nga tërmeti që shkundi Shqipërinë.

Tushi rrëfeu se ende ka njerëz të traumatizuar, mirëpo sipas tij ka ardhur momenti që të përballohet situata me dinjitet.

Sociologu tha se:

Na duhet një mbështetje psiko-emocionale e personave që janë prekur nga tërmeti dhe më pas ajo materiale nga ana e qeverisë për të rregulluar dëmet. Një situatë e tillë nuk parashikohet dhe prania e panikut është e natyrshne. Ka njerëz që janë traumatizuar, është e vështirë t’i kontrollojnë situatat në familje dhe largimi i tyre nga familja nuk më duket një arsye për t’i anatemuar. Largimi në panik siç po ndodh tani, që po ikin si ata që i kanë shtëpitë e shkatërruara, edhe ata që s’i kanë, duhet thënë që paniku krijon situata kaotike dhe shikoj këto vargjet e makinave që disa po ikin në Kosovë, disa po ikin në jug. Kam përshtypjen që duhet progresuar me rregull. Erdhi moment që ne të krijojmë një kulturë tjetër. Duhet ta përballojmë me dinjitet situatën që mund të na vijë.

Më tutje, ai tregon edhe se si prindërit duhet të sillen me fëmijët e tyre në këto momente:

Unë mendoj që një pjesë e fëmijëve janë ata që e kanë përjetuar për herë të parë tërmetin dhe kjo është një ngjarje që le gjurmë shumtë të thella tek fëmijët. Duhet shpjeguar shumë kujdesshëm që nuk varet nga ne. Duhet t’ua shpjegojmë si një fenomen natyror që ndodh. Nëse ne jemi në një gjendje alarmante, nëse ne shfaqim një krizë, atëherë edhe gjurmët që lemë tek fëmijët është shumë e thellë. Ka shumë mënyra për t’ua shpjeguar, në mënyrë artistike, në mënyrë metaforike.