JOQ Albania
Home

Kërcënimi i Ramës ndaj mediave, gazetarja: Çfarë mund të na bëjë kjo qeveri që nuk e imagjinokemi dot?
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/12/2019 15:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetarja Erjona Rusi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama.  Ky i fundit iu drejtua sot medias dhe gazetarëve me fjalët:

Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!’’

Rusi në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se këcënim më të hapur nga se ky s’kisha dëgjuar nga një kryeministër. Më tej ajo ngre pyetjen se çfarë mund të na bëjë kjo qeveri gazetarëve që nuk e imagjinojnë dot.

Kurse në përfundim të postimit të postimit të saj gazetarja shkruan po me ironi dhe u kërkon njerëzve të shfrenojnë imagjinatën sepse është e vetmja gjë që nuk na e ndalon dot kush.

Postimi i plotë:

Rama-mediave: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! E thënë më thjesht: Ju bëjmë atë që s’ua pret mendja. Kërcënim më të hapur se ky s’kisha dëgjuar nga një KM. Por lind pyetja deri ku shkon imagjinata jonë dhe çfarë mund të na bëjë kjo qeveri që nuk e imagjinokemi dot? Shfrenoni imagjinatën njerëz, është e vetmja gjë që nuk na e ndalon dot kush.’’