Mbahet sonte në mbremje ceremonia e "Topit të Artë", ku do të shpallet fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se nuk ka surpriza dhe Leo Messi do të marrë për herë të gjashtë në karrierën e tij trofeun më të rëndësishëm individual.
Gjithmonë kur bie fjala për "Topin e Artë", të vijnë menjëherë në mendje legjendat e futbollit që e kanë merituar padyshim trofeun prestigjoz, por nuk e kanë fituar dot kurrë.
Në një listë të publikuar në rrjetet sociale, janë renditur 20 legjenda, duke filluar nga Baresi & Maldini te Xavi dhe Iniesta. Ja lista e plotë dhe natyrisht mund të shtoni dnonjë tjetër që është harruar...
1- Franco Baresi 2- Paolo Maldini 3- Ferenc Puskas 4- Bernd Schuster 5- Dennis Bergkamp 6- Eric Cantona 7- Gianluigi Buffon 8- Iker Casillas 9- Alessandro Del Piero 10- Steven Gerrard 11- Ryan Giggs 12- Thierry Henry 13- Andres Iniesta 14- Frank Lampard 15- Andrea Pirlo 16- Carles Puyol 17- Raul Gonzalez 18- Roberto Carlos 19- Francesco Totti 20- Xavi Hernandez