JOQ Albania
Home

Ndërtime monstruoze, gjatë 2009-2011 në Durrës u legalizuan katet shtesë të 53 ndërtesave
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/12/2019 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tërmeti i 26 nëntorit pasti pasoja tepër të rënda, si një njerëz, ashtu edhe ekonomike. Plot 51 persona humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë mbetën pa një çati në kokë.

Përveç shkaqeve natyrore, kjo që ndodhi kishte përgjegjësi të madhe edhe nga dora njerëzore. Sipas “Shqiptarja.com”, gjatë viteve 2009-2011, në Durrës janë legalizuar duke shkelur ligjin katet shtesë të 53 ndërtesave, duke bërë që struktura të jetë jo rezistente ndaj tërmetit.

Të dhënat reflektohen një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën kohore 2009-2011. KLSH ka bërë një ballafaqim të numrit të kateve të ndërtesave të legalizuara në dosje dhe të numrit të kateve në momentin e fotografimit ajror.

Gjithashtu rezulton se janë miratuar leje legalizimi, kur mungojnë projektet e objekteve. Shkelje janë bërë edhe me legalizimet në vijën bregdetare, pranë trasesë së trenit dhe rrugës kombëtare.

Prokuroria e Durrësit ka hapur zyrtarisht hetime për shkaktarët e tërmetit, të cilët kanë dhënë leje abuzive.