JOQ Albania
Home

Albin Kurti 1 hap afër kryeministrit, takohet për t’i ndarë postet
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njeriu që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, e ka vetëm edhe një hap për t’u bërë kryeministër i Kosovës. Ai duhet ta kalojë vetëm edhe ndarjen e posteve me partinë partnere, LDK-në.

Sot ai ka folur para mediave, duke konfirmuar se Qeveria e re do t’i ketë 12 ministri, raporton JOQ Kosova.

“Sot do të vazhdojmë bisedimet për krijimin e një qeverie ku unë si kryeministër i ri do t’i kem 12 ministri. Shpresoj e besoj që, qysh jemi marrë vesh për programin, sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive”, ka thënë Albin Kurti.

Ndërkohë, në takim pa folur për media ka hyrë Isa Mustafa, i cili është ulur vetëm për vetëm me Albin Kurtin. Ndryshe, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për qeverinë e re, por asgjë nuk është thënë nga dy partitë që duan ta krijojnë atë.