JOQ Albania
Home

Grabitet një makinë e “Security Spartan” në autostradën Tiranë-Durrës, e braktisin në anë të rrugës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/12/2019 13:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si të mos mjaftonin pasojat e tërmetit, në vend kanë nisur vjedhjet e grabitjet. Për vjedhjet e banesave kanë raportuar disa herë disa qytetarë, por tani bëhet fjalë për një grabitje më të madhe.

Siç mësohet, një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Deri tani bëhet me dije se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megategut.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megateg. Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.