JOQ Albania
Home

Ndihmat për tërmetin tek Ministria e Brendshme/ Lleshaj lëshon gojën: Pisa pa nder, mashtrues ordinerë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa pamje të regjistruara paraditen e sotme në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku qese me ndihma për personat e prekur nga tërmeti, futeshin brenda në ministri, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, por jo vetëm.

Ngjarja u filmua nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, teksa denonconin se një makinë me targa private, shkarkon ndihma nga një fondacioni  bamirësie dhe më pas i fuste ato në ambientet e brendshme të institucionit.

Në momentet e para të postimit të videove, aludimet ishin të shumta, pasi siç e parashikon ligji i procedurës penale, administrimi i provave nuk bëhet nga Ministria e Brendshme por nga policia.

Më tej në një reagim zyrtar SHÇBA , deklaroi se qeset i përkisnin sendeve të konfiskuara disa ditë më parë, të cilat çuan në pranga shefin e komisariatit në Rinas, i cili i kishte vjedhur ndihmat e tërmetit.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar me një postim në Facebook Sandër Lleshaj, i cili shkruan me tone të ashpra se personat përgjegjës do të japin përgjegjësi para ligjit.

Lleshaj shkruan:

Edhe korbat kemi mangut….
Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gjendjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.
Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsira, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.
O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.
Për këtë turp, tani keni dy rrugë:
Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.
Zgjidhni….."