JOQ Albania
Home

Rama kërcënon hapur mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/12/2019 12:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat që të filtrojnë dhe verifikojnë informacionet që publikojnë. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thekson se masa kundër lajmeve të rreme në media në raste fatkeqësisë ka ndërmarrë edhe Japonia.

Mesazhi i tij është i fortë: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! S’e ç’do të bëjë më shumë se kaq, vetëm ai e di.

Postimet e Ramës:

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”
Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!