JOQ Albania
Home

Pamjet/ Ndihmat për të dëmtuarit e tërmetit shkarkohen në Ministrinë e Brendshme
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 12:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar paraditen e sotme në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku qese me ndihma për personat e prekur nga tërmeti, janë futur brenda në ministri.

Kjo është filmuar nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, teksa denoncojnë se një makinë me targa private, shkarkon ndihma nga një fondacioni  bamirësie dhe më pas i fut ato në ambientet e brendshme të institucionit.

Polici është justifikuar se ato janë prova materiale, por aktivistja e kundërshton se provat materiale shkojnë në Drejtorinë e Policisë dhe jo në Ministri.

Krahas videove ata shkruajnë:

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë filmuar vetë se nga një makinë Mistubish prapa ministrisë së Brendshme po shkarkohen qese me ndihma. Një video tronditëse kur e sheh aq më tepër që duket shumë qartë se cfarë po ndodh. Polici është justifikuar se ato janë prova materiale. Por kjo duket se nuk është e vërtetë. Duket që makina po shkarkohet. Veç qeseve në pjesën e pasme ka thasë e në sediljet e pasme të makinës, batanije. Video e filmuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tregon fare qartë babëzinë, dhe nuk bëhet më fjalë vec për individë."

Kujtojmë se pak ditë më parë u arrestua dhe shefi i Komisariatit të Policisë në Rinas, i cili përvetësoi ndihmat e dhëna për banorët e prekur, duke i çuar në banesën e vjehrrës së tij.

Abuzimet me shpërndarjen e ndihmave janë një nga fenomenet më skandaloze të kësaj situate të vështirë që po kalon. Shumë raste janë denoncuar dhe janë bërë publike nga redaksia e JOQ ALBANIA.