Paraqitja e mirë e Gatuzos me Milanin në sezonin e kaluar, e ka bërë atë një nga trajnerët më të pëlqyer në Seria A dhe shumë shpejt mund të vijë aventura e re.
Xhernaro Gatuzo mund të rikthehet sërish në rolin e trajnerit, madje mund të marrë drejtimin e një skuadre mjaft të njohur në Serinë A.
Alternativat momentalisht janë Fiorentina dhe Napoli, ku aktivizohet edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Fiorentina është një prej ekipeve që nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe aktualisht ndodhen në vend të 13 të kampionatit me 16 pikë.
Padyshim diçka shqetësuese për stolin e trajnerit Montella i cili lidhet ngushtë me një zëvendësim nga Gatuzo.
Nga ana tjetër, Napoli nuk fiton prej 6 javësh në Seria A dhe kjo e ka bërë presidentin De Laurentiis të mendojë për zëvendësimin e Ançelotit pikërisht me Gatuzon
Paraqitja e mirë e Gatuzos me Milanin në sezonin e kaluar, e ka bërë atë një nga trajnerët më të pëlqyer në Seria A dhe shumë shpejt mund të vijë aventura e re.