Juventusi del huq. Skuadra bardhezi e drejtuar nga Maurizio Sarri nuk ka arritur të fitojë dot sot kundër Sasuolos, duke barazuar me rezultatin 2-2.
Kampionët në fuqi të Serisë A lënë kështu 2 pikë në shtëpinë e tyre dhe i japin shansin e artë Interit të marrë kreun, sigurisht në rast fitoreje kundër Spalit.
Bonuçi kaloi në avantazh “Zonjën” në minutën e 21-të, por Boga barazoi direkt për miqtë. Në pjesën e dytë, De Ligt dhe Bufon gabuan të dy. Kaputo nuk fali dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.
Edhe pse Juvja barazoi me Ronaldon në minutën e 67-të, nga pika e bardhë e penalltisë, nuk arriti dot të gjejë golin e epërisë.
Tashmë Juventusi ka 36 pikë, por nëse Interi fiton humbet vendin e parë.