Ekuipazhi i Ventouris Ferries përgatit me dashuri vaktet e drekës për qytetarët e prekur nga tërmeti

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2019, 19:41

Fatkeqësia e madhe natyrore që goditi Shqipërinë, ku një tërmet katastrofik shkaktoi 50 jetë të humbura, mbi 650 persona të plagosur dhe mijëra ndërtesa, pallate dhe shtëpi të dëmtuara por edhe të rrënuara terësisht, tregoi shpirtin e madh të popullit shqiptar, që ndodhet i shpërndarë në disa shtete.

Shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Maqedonisë e Diasporës, u solidarizuan me shqiptarët e Shqipërisë të prekur nga tërmeti, duke sjellë ndihma ushqimore dhe dhuruar donacione financiare.

Pjesë e këtij solidarizimi që kapërceu çdo kufi ishin edhe biznese dhe kompani të shumta, që dhuruan donacione dhe ndihma për qytetarët e prekur dhe dëmtuar nga lëkundjet e fuqishme.

Edhe kompania e njohur e transportit detar në Shqipëri, Ventouris Ferries, ka kontribuar për qytetarët e prekur nga tërmeti, të cilët ndodhen të strehuar në shkollën 9-vjeçare "Marie Kaçulini" në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, shihet ekuipazhi i Ventouris Ferries që përgatit dhe shërben vaktet e drekës për 100 qytetarë që ndodhen në ambientet e këtij institucioni arsimor.

Postimi i plotë:

Dita e dytë: ekuipazhi i Ventouris Ferries përgatit me dashuri dhe shërben vaktet e drekës per 100 qytetarë të strehuar në #shkollën “Marie Kaçulini”. #prayforalbania."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit