Arsenali po kalon një moment mjaft të keq dhe kjo duket hapur. Skuadra londineze u mposht mbrëmjen e djeshme në Europa League 1-2 në shtëpi nga gjermanët e Eintracht Frankfurtit.
Ditën e sotme, drejtuesit e skuadrës, kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Unai Emery. Në komunikatën e bërë nga “Topçinjtë”, raportohet se Freddie Ljungberg do të marrë drejtimin e Arsenalit përkohësisht.
Në njoftimin e tyre thuhet:
Falënderimet më të sinqerta shkojnë për Unai dhe kolegët e tij, të cilët nuk ishin në gjendje të kthenin ekipin në nivelin e kërkuar dhe që ne prisnim. Ne i dëshirojnë Unai dhe ekipit të tij suksese në të ardhmen. Vendimi është marrë për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve që nuk janë në nivelin e kërkuar. I kemi kërkuar Freddei Ljunberg të marrë përgjegjësitë për ekipin e parë si trajner i përkohshëm. Ne kemi besim të plotë te Freddie, i cili mund të na çojë ne përpara. Kërkimi për një trajner të ri vazhdon dhe në do të bëjmë një njoftim të mëvonshëm, kur procesi të ketë përfunduar”.