Liverpooli ka barazuar mbrëmjen e djeshme 1-1ndaj Napolit në shtëpi, në ndeshjen e parafundit për fazën e grupeve të Champions League.
Para fillimit të ndeshjes gjatë ekzekutimit të himnit, vëmendjen maksimale e mori një djalosh i vogël.
Gjatë kohës që kamera po kapte lojtarët dhe shoqëruesit e tyre, fëmija që shoqëronte Manenë ka bërë një gjest i cili po bën xhiron e botës.
Sapo pa kamerën, fëmija i vogël ngriti 6 gishta lart për të treguar titujt e Ligës së Kampionëve, të fituar nga Liverpuli.
Gjesti i tij po komentohet gjithandej...
This is boss! 🖐👆 pic.twitter.com/iZ5XcXNgXN
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) November 27, 2019